Our Services

Ura Metal-Porcelan dhe Zirkon

Ura Metal-Porcelan dhe Zirkon

Mungesa e një ose më shumë dhëmbëve mund të ndikojë shumë në pamjen dhe funksionalitetin e qeshjes suaj. Dhëmbi që mungon mund të shkaktojë ndryshime në kafshim, në renditjen e dhëmbëve të tjerë, në shqiptimin e fjalëve, duke shtyrë dhëmbët dhe rritjen e mundesive për crregullime të tjera.
urat dentare
Urat dentare ashtu si implantet përdoren për të zëvëndësuar dhëmbin që mungon.

Konsultimi dhe Trajtimi për Ura Dentare.

Pasi dentisti vendos se ura dentare është mënyra më e mirë për të zëvëndësuar dhëmbin e humbur, ju do të këshilloheni për materialet me të cilët do të dëshironi të bëni urën tuaj.
uradentare

 

 

 

Materialt janë :

  • Ura Metal-Porcelani
  • Ura Zirkon

Dentisti do të analizojë grafitë me Rreze X për të njohur hapësirën ku nevojitet ura paraprakisht.

Procedura e Vendosjes së Urave

uraNë vizitën e parë dentisti kontrollon shëndetin e mishrave të dhëmbëve dhe dhëmbët e tjerë për të vlerësuar gjendjen. Më pas dentisti përgatit dhëmbët ku do të bazohet ura. Nëse dhëmbët janë të shkatërruar ose dëmtuar dentistit i duhet të ndërhyjë për të bërë shërbimet para se të përdoren si dhëmbët ku do bazohet ura.
Pastaj dentist merr një formë për dhëmbët e rinj në mënyrën se si do të vendosen dhe krijon modelin për dhëmbët tuaj.
Ura juaj prodhohet duke u bazuar në atë model në sajë të laborantëve tanë të specializuar
Është e rëndësishme që restaurimi të vejë dhe të përputhet saktësishtë në mënyrë që të shmangen problemet e mëtejshme orale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *