Our Services

Implantet Dentare

Implantet Dentare

implante2Implantet dentare janë projektuar për vendosje intrakockore në nofulla.
Ato përdoren kur ka mungesë të pjesshme ose të plotë të dhëmbëve për t’i zëvendësuar këto të fundit pa prekur dhëmbët fqinje.
Janë të kundraindikuara në rastet kur përdoren mjekimet me kortizonike, probleme të koagulimit të gjakut, sëmundje endokrine të renda, crregullimet rheumatoide, sëmundje të kockave, cirozat hepatike,etj.
Lokalisht kundraindikohen në rastet me osteomielite, radioterapi, semundje rekurrente te mukozes,higjene e keqe,etj
Implantet përgatiten prej një lloj metali që ka biokompatibilitet me kocken (titanium).
Imlantet janë në gjatësi dhe diametër të ndryshëm në vartësi të kushteve anatomike ku do të vendosen.
Sipërfaqja është e filetuar dhe e veshur në disa raste me hidroksiapatit (HA).
Në përputhje me direktivat e Komunitetit Europian për produktet mjeksore implantet janë të sterilizuara në rreze gama ndërsa konfeksioni ruhet në shishe qelqi.
Pas vendosjes së implanteve është e domosdoshme që pacienti të mbajë një higjenë shumë të mirë të gojës.
Procedura kirurgjikale kryhet në një seancë ndërsa ajo protetike (vendosja e dhëmbëve) mbas të paktën tre muajsh.
implante1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *