Kozmetikë Dentare

Një buzëqeshje e bukur është e rëndësishme për tu ndjerë mirë në shoqëri, për një pamje te bukur. Studimet e vlerësojnë si celesin e suksesit një buzëqeshje e bukur e zgjatur. Ne mund tju ndihmojmë që të keni një buzëqeshje të tillë. Zbardhim Dhëmbësh, Faseta Porcelani, etj...

Shumë njërëz e ndjejnë që buzëqeshja e tyre i zhvlerëson dhe kjo mund të jetë një burim sikleti ose ankthi. Ndoshta disa nuk kanë patur mundësi për shërbime dentare në fëmijëri, ndoshta dhëmbët janë dëmtuar nga moskujdesja ose nga ndonjë aksident ose thjesht janë dëmtuar me kalimin e kohës. Teknikat e avancuara të dentistrisë ofrojnë shansin për të transformuar dhëmbët e kështu edhe buzëqeshjen. Ne e dimë se kur ju keni një të qeshur të bukur ju do të qeshni më shumë e të ndiheni të sigurtë me të.

Ka një shumëllojshmëri teknikash në dispozicion dhe një nivel i lartë aftësish dhe përvoje kërkohet kur vendos mënyrën më të mirë për një individ. Një rast mund të kërkojë vetëm zbardhje dhëmbësh. Rezultate shumë të mira mund të arrihen në këtë rast por mbushjet jo të bardha dhe prishjet nuk do të zbardhen. Zëvëndësimi i mbushjes së dhëmbëve me mbushje të bardhe krijon uniformitetin e ngjyrës dhëmbëve.
Në raste të tjera të dhëmbëve të dëmtuar, deformuar fasetat mund të jenë një zgjidhje në rezultatin e dhëmbëve të përsosur e buzëqëshjes së bukur. Këto të fundit ndërtojnë dhe restaurojnë konturin e dhëmbëve të dëmtuar duke përdorur material shumë të fortë.

Pak njërëz kanë dhëmbë natyral të drejtë, të bardhë, të përsosur dhe ka shumë mënyra për ti renditur ato. Kjo përfshin përdorimin e telave për dhëmbë të drejte e të fortë ( kjo është e mundur edhe për të rritur por me një afat më të gjate trajtimi ). Nëse telat nuk janë një mundësi atëherë kurorat e porcelanit mund të përdoren për të dhënë formë dhëmbëve , për ti ndryshuar pamjen e dukshme në formë ose në ngjyrë mund të përdoren fasetat e porcelanit. Këto mënyra kërkojnë më pak kohë për tu vënë në punë dhe japin një rezultat të mirë afatshkurtër.

Faseta Porcelani

 

faseta porcelanozaFasetat e porcelanit janë një formë e kozmetikës ku një guaskë apo shtresë porcelani a përbërjeje me ngjyrë dhëmbi vendoset mbi sipërfaqen e dhëmbit tuaj për të rregulluar krisjen, mungesën, hapësirën ose pozicionimin e dhëmbit.
Edhe pse futen në kategorinë e kozmetikës dentare , kjo pasi krijojnë dhëmbë të shndritshëm të bardhë të renditur mirë fasetat ndihmojnë sipërfaqen e dëmtuar të dhëmbit dhe mund të eleminojnë nevojën për trajtime të mëtejshme. Përfitime të tjera nga përdorimi i fasetave përfshijnë forcmin dhe përmirësimin e buzëqeshjes pa hequr shumë pjesë dhëmbi, si psh në rastet e kurorave.

Zbardhje Dhëmbësh

zbardhjaNë botën gjithnjë në rritje të kozmetikës dentarë zbardhja e dhëmbëve mbretëron supreme. E vlerësuar si nga meshkujt edhe nga femrat njësoj trajtimet për zbardhim janë të mundëshme për të kënaqur cdo person pavarësisht nga buxheti, koha dhe kërkesa.
Qoftë në formë seancash të shkurtra apo trajtim të zgjatur zbardhja e dhëmbëvë në klinika dentare funksionon shumë mirë. Fizikisht cdo person i cili aplikon për trajtime zbardhimi sheh rezultate qoftë të moderuara a rrënjësore në përmirësimin e bardhësisë dhe dhëmbë më të shndritshëm.
Zbardhja nuk është një zgjidhje përgjithmonë dhe kërkon mirëmbajtje kujdes dhe herë pas here trajtim në klinikë në mënyrë që të kemi gjithnjë dhëmbë të bardhë e të shndritshëm.

Mbushje e bardhë

mbushja

Shumica e njërëzve kanë mbushje të vjetra ngjyrë gri në gojën e tyre. Sot mbushja mund të jetë me ngjyrë dhëmbi të bardhë dhe natyrale. Kjo bën që kur të qeshni dhe të hapni gojën të mos dallohen mbushjet në gojën tuaj.
Mbushjet e bardha janë konsideruar më të dobëta për shumë vite. Sot ato janë po aq të forta me materialet e reja me lëndë të përmirësuara.
Vecanërisht pas zbardhjes mbushja me ngjyrë mund të dallohet më shumë duke bërë kontrast ndaj mbushja me përmbjajtje të bardhë shihet si një mundësi e mirë.