FAQ’s

Ushqyerja dhe shëndeti i dhëmbëve

Dy faktorë të zakonit të ushqyerjes kanë ndikim tepër të madh te shëndeti i dhëmbëve:

1. Ushqimi ynë sot është më i rafinuar dhe nuk duhet medeomos të përtypet shumë. Prej kësaj na krijohet më pak pështymë, e cila është e domosdoshme për vetëpastrimin e dhëmbëve.

2. Ne marrim gjëra të ëmbla gjatë gjithë ditës prej së cilës na krijohet një shtresë e hollë pllake bakteriale. Pllaka përbëhet nga miliona baktere të cilat prodhojnë acide që prishin strukturën e dhëmbit. Këto baktere ushqehen kryesisht me sheqerna të cilat ne i marrim shpesh direkt ose me anë të ushqimit.

Rregullat e ushqyerjes nga pamja e shëndetit të dhëmbëve:

+ Ëmbëlsirat vetëm gjatë vakteve kryesore, jo gjatë gjithë ditës

+ Si vakte të ndërmjetme të përdoren fruta dhe perime

+ Përdorimi i sheqerit të kufizohet

+ Limonatat të shmangen, më mirë ujë i thjeshtë ose mineral, lëngje të freskëta frutash

Duhanpirja dhe alkoli kanë veprime negative në shëndetin e dhëmbëve, para së gjithash të rrezikuara janë mishrat e dhëmbëve dhe aparati i mbajtjes së dhëmbëve.

Fobia Dentare

Dhembi ju dhemb. Eshte koha per te shkuar te dentisti. Cfare i frikesoheni? Ju mund te keni ndonje frike specifike, si psh gjilperat. Por per shume veta mund te jete gjithcka. Mos u shqetesoni, sepse te gjithe kane tendence te kene mjaft frika individuale. Cfare eshte Fobia Dentare?
Frika e dentistit: Frika nga dentisti eshte mjaft e zakonshme. Disa kane pasur eksperienca te keqija ne poltronin dentar ne te shkuaren. Pergjithesisht eshte shume e lehte te percaktosh dentistin si person te keq. Eshte nje teori e quajtur “TEORIA E NDERTIMIT” qe thote se njerezit kane tendencen per te percaktuar eksperienca te caktuara per nje grup njerezish qe kane te perbashket gjera te caktuara. Por keto ndertime (psh “i lig” si e kunderta e “i dashur” dhe “i keq” si e kunderta e “i mire” e keshtu me rralle) jane te bazuara ne vezhgime dhe sondazhe te vogla. Keshtu qe fatkeqesisht nese keni pasur eksperienca te frikshme gjate vizites se 10 dentistave dhe dy nga ata ishin jashtezakonisht te frikshem, kjo sdo te thote se te gjithe dentistet e konfirmojne kete model.

A e dini se?

  • Smalti i dhembit eshte struktura me e forte ne trupin e njeriut.Ai perben nje nga 4 komponentet kryesore te ndertimit te dhembit.96% e tij perbehet nga minerale,ku kryesori eshte hidroksiapatiti dhe pjesa tjeter perzierje uji dhe materiali organik.
  • Te gjithe njerezit gjate jetes se tyre kane dy pale dhemb,ato qe quhen dhembet e qumeshtit dhe dhembet e perhershem .Dhembet e qumeshtit jane 20 dhe fillojne te dalin qe 6 muajsh.Dhembet e perhershem jane 32 dhe fillojne te dalin qe 6 vjec
  • Cdo dhemb ka nje funksion te vecante ne procesin e te ushqyerit:

       Centralet :Bej prerjen e ushqimit .

Kaninet :Bejne shqyerjen ose shkeputjen e pjeseve te ushqimit.Keto jane dhembet me te mprehte ndaj dhe quhen dhembet e qenit.

 Premolaret :Bejne bluarjen dhe copetimin e ushqimit.

Molaret :Bluarjes perfundimtare te ushqimit.

  • Goja juaj prodhon rreth 24000 litra peshtyme gjate gjithe jetes.Funksioni kryesor i peshtymes eshte mbrojtja e dhembeve nga bakteret.
  • 1/3 e dhembeve tuaj ndodhet nen gingive .
  • Koha totale qe nje njeri shpenzon duke lare dhembet gjate gjithe jetes eshte perafersisht 38 dite .
  • Buzeqeshja eshte gjeja e pare qe 50% e njerezeve vene re tek nje person ne takimin e pare .
  • Nese nuk perdorni fije dentare ju nuk pastroni rreth 40% te dhembeve.
  • Ashtu sikurse gjurmet e gishtave ,dhembet tuaj jane unik per cdo person .
  • Njerezit lajne dhembet mesatarisht per 45-70sekonda nderkohe qe koha e rekomanduar eshte 2-3min .
  • Ne pllaken dentare qe formohet tek dhembet  gjenden me shume se 300 lloj bakteresh .
  • Njerezit qe perdorin me shume se 3 gota me lengje me gaz ne dite kane rreth 62% me shume karies ,mbushje dhe heqje dhembesh se te tjeret .