All posts by klinika

A e dini se?

  • Smalti i dhembit eshte struktura me e forte ne trupin e njeriut.Ai perben nje nga 4 komponentet kryesore te ndertimit te dhembit.96% e tij perbehet nga minerale,ku kryesori eshte hidroksiapatiti dhe pjesa tjeter perzierje uji dhe materiali organik.
  • Te gjithe njerezit gjate jetes se tyre kane dy pale dhemb,ato qe quhen dhembet e qumeshtit dhe dhembet e perhershem .Dhembet e qumeshtit jane 20 dhe fillojne te dalin qe 6 muajsh.Dhembet e perhershem jane 32 dhe fillojne te dalin qe 6 vjec
  • Cdo dhemb ka nje funksion te vecante ne procesin e te ushqyerit:

       Centralet :Bej prerjen e ushqimit .

 

Kaninet :Bejne shqyerjen ose shkeputjen e pjeseve te ushqimit.Keto jane dhembet me te mprehte ndaj dhe quhen dhembet e qenit.

 

 Premolaret :Bejne bluarjen dhe copetimin e ushqimit.

 

Molaret :Bluarjes perfundimtare te ushqimit.

  • Goja juaj prodhon rreth 24000 litra peshtyme gjate gjithe jetes.Funksioni kryesor i peshtymes eshte mbrojtja e dhembeve nga bakteret.
  • 1/3 e dhembeve tuaj ndodhet nen gingive .
  • Koha totale qe nje njeri shpenzon duke lare dhembet gjate gjithe jetes eshte perafersisht 38 dite .
  • Buzeqeshja eshte gjeja e pare qe 50% e njerezeve vene re tek nje person ne takimin e pare .
  • Nese nuk perdorni fije dentare ju nuk pastroni rreth 40% te dhembeve.
  • Ashtu sikurse gjurmet e gishtave ,dhembet tuaj jane unik per cdo person .
  • Njerezit lajne dhembet mesatarisht per 45-70sekonda nderkohe qe koha e rekomanduar eshte 2-3min .
  • Ne pllaken dentare qe formohet tek dhembet  gjenden me shume se 300 lloj bakteresh .
  • Njerezit qe perdorin me shume se 3 gota me lengje me gaz ne dite kane rreth 62% me shume karies ,mbushje dhe heqje dhembesh se te tjeret .

More

Fobia Dentare

Fobia Dentare

Dhembi ju dhemb. Eshte koha per te shkuar te dentisti. Cfare i frikesoheni? Ju mund te keni ndonje frike specifike, si psh gjilperat. Por per shume veta mund te jete gjithcka. Mos u shqetesoni, sepse te gjithe kane tendence te kene mjaft frika individuale. Cfare eshte Fobia Dentare?
Frika e dentistit: Frika nga dentisti eshte mjaft e zakonshme. Disa kane pasur eksperienca te keqija ne poltronin dentar ne te shkuaren. Pergjithesisht eshte shume e lehte te percaktosh dentistin si person te keq. Eshte nje teori e quajtur “TEORIA E NDERTIMIT” qe thote se njerezit kane tendencen per te percaktuar eksperienca te caktuara per nje grup njerezish qe kane te perbashket gjera te caktuara. Por keto ndertime (psh “i lig” si e kunderta e “i dashur” dhe “i keq” si e kunderta e “i mire” e keshtu me rralle) jane te bazuara ne vezhgime dhe sondazhe te vogla. Keshtu qe fatkeqesisht nese keni pasur eksperienca te frikshme gjate vizites se 10 dentistave dhe dy nga ata ishin jashtezakonisht te frikshem, kjo sdo te thote se te gjithe dentistet e konfirmojne kete model.

More

Rregullat e ushqyerjes nga pamja e shëndetit të dhëmbëve:

Rregullat e ushqyerjes nga pamja e shëndetit të dhëmbëve:

+ Ëmbëlsirat vetëm gjatë vakteve kryesore, jo gjatë gjithë ditës

+ Si vakte të ndërmjetme të përdoren fruta dhe perime

+ Përdorimi i sheqerit të kufizohet

+ Limonatat të shmangen, më mirë ujë i thjeshtë ose mineral, lëngje të freskëta frutash

Duhanpirja dhe alkoli kanë veprime negative në shëndetin e dhëmbëve, para së gjithash të rrezikuara janë mishrat e dhëmbëve dhe aparati i mbajtjes së dhëmbëve.

More

Ushqyerja dhe shëndeti i dhëmbëve

Ushqyerja dhe shëndeti i dhëmbëve

Dy faktorë të zakonit të ushqyerjes kanë ndikim tepër të madh te shëndeti i dhëmbëve:

1. Ushqimi ynë sot është më i rafinuar dhe nuk duhet medeomos të përtypet shumë. Prej kësaj na krijohet më pak pështymë, e cila është e domosdoshme për vetëpastrimin e dhëmbëve.

2. Ne marrim gjëra të ëmbla gjatë gjithë ditës prej së cilës na krijohet një shtresë e hollë pllake bakteriale. Pllaka përbëhet nga miliona baktere të cilat prodhojnë acide që prishin strukturën e dhëmbit. Këto baktere ushqehen kryesisht me sheqerna të cilat ne i marrim shpesh direkt ose me anë të ushqimit.

More

Sedacioni i Ndergjegjshem.

Sedacioni i Ndergjegjshem.

Kjo menyre konsiston ne kryerjen e punimeve dentare nen efektin e Protoksitit te Azotit (N2O)ose te quajtur ndryshe gazi gazmor,pasi shkakton tek pacienti te qeshura pa shkak.

Ky gaz eshte perdorur ne mjekesi per me teper se 100 vjet, dhe nuk ka asnje efekt anesor te demshem.

Me ane te kesaj teknike behet e mundur qe pacienti te jete me i qete gjate seances tek dentisti. Kjo menyre perdoret dhe ne rastet kur pacienti, femije apo i rritur nuk pranon te mjekohet dhe trembet nga punimet dentare.Gjithashtu kjo menyre perdoret me sukses dhe tek femijet kur duhet te behen shume punime brenda nje seance ose tek personat me aftesi te kufizuara e zhvillim te vonuar mendor.

Me kete teknike me ane te perdorimit te ilaceve dhe gazit gazmor ulet reagimi i sistemit nervor qendror dhe behet e mundur kryerja e punimeve dentare.Gjate kohes se mjekimit kemi mundesine e komunikimit me pacientin i cili eshte i ndergjegjshem dhe jo ne gjendje gjumi.

PSE SEDACIONI I NDERGJEGJSHEM?

Ne kushtet normale te nje klinike ,mjekimi i pacienteve femije apo te rritur qe tremben nga dentisti apo nga punimet dentare si dhe i pacienteve me aftesi te kufizuara apo me zhvillim te vonuar mendor nuk mund te behet. kjo njihet dhe si‘FOBI-FRIKE NGA DENTISTI’ ,qellimi yne eshte ti japim fund kesaj frike e ta bejme te mundur per te gjithe kryerjen e mjekimit dhe punimeve dentare.

Me Sedacionin e Ndergjegjshem :

* interesi I pacientit per ambjentin qe e rrethon si dhe reagimi ndaj ngacmuesve te jashtem ulet ne menyre te kontrolluar.
* shenjat jetesore(frymemarrja,rrahjet e zemres)nuk ndryshojne
* reflekset mbrojtese nuk humbasin
* pacienti e ben vete frymemarrjen ,pa ndihmen e aparaturave
* pacienti reagon ndaj prekjes dhe pyetjeve dhe zbaton urdherat e mjekut
* kontrollohet me sukses dhe siguri ankthi ,frika dhe ndjenja e dhimbjes.

Pacientit para fillimit te mjekimit i jepet ‘protoksit azoti” (gazi gazmor) dhe pas disa minutash hyn nen ndikimin e gazit,dhe behet e mundur te punohet pasi bie rezistenca dhe i bindet komandave.Me mbarimin e mjekimit pacientit i jepet oksigjen per 5 minuta dhe kthehet ne gjendje normale.

E rendesishme eshte edhe shkalla (grada) e sedacionit.Per te mbajtur ne kontroll gjendjen pacienti lidhet me nje pajisje qe tregon me ekran dixhital graden e sedacionit,perqindjen e oksigjenit ne gjak si dhe rrahjet e zemres.Ne kete menyre punohet ne menyre te sigurte dhe te kontrolluar

Pacienti pas mbarimit te mjekimit(mbushje,heqje, etj) nuk mban mend asgje nga punimet e kryera,as zhurmen e veglave dhe as ndjeshmerine ose dhimbjen qe mund te kete patur

Per cilet paciente perdoret sedacioni

1- Pacientet qe kane fobi ,ankth dhe frike nga vajtja tek dentisti dhe kryerja e punimeve dentare
2- Femijet
3- Personat me aftesi te kufizuara mendore dhe fizike
4- Pacientet tek te cilet nuk mund te perdoret anestezia e pergjithshme per arsye shendetesore.

Sedacioni mund te aplikohet te personat e te gjitha moshave pasi merret anamneza dhe informacioni mbi semundjet e ndryshme (shqetesime nga zemra,probleme me frymemarrjen,semundje te veshkave apo melcise,alergji,apo shtatezani)

Shenim ;

1- Sedacioni eshte jo shume efikas ne disa raste ,vecanerisht tek femijet qe jane shume aktiv dhe ne disa raste nuk arrihet te punohet.

2- Gjate seances femija mund te qaje, jo se ndien dhimbje por instiktivisht ,ne shumicen e rasteve te nesermen ose nuk kujton asgje ose kujton shume pak .

3- Nje seance zgjat 30 minuta -1 ore .

4- Nuk keshillohet per punimet e veshtira qe kerkojne shume seanca.

5- Diten e sedacionit personi duhet te mos i kete hundet te bllokuara.

6- Pacienti duhet te vije ne klinike me stomakun bosh dhe 6 ore para punimit te mos kete ngrene apo pire gje.

7- Pacienti duhet te jete i shoqeruar .

More

Dizenjimi I Buzeqeshjes –Smile Design

Dizenjimi I Buzeqeshjes –Smile Design dizenjimi

Pjesa qe tregon bukurine e njeriut eshte fytyra ,dhe ajo qe e ben fytyren te bukur eshte buzeqeshja .Por jo te gjithe mund te kete nje buzeqeshje te bukur ,problemi mund te jete tek dhembet ,tek  gingivat tek nofullat apo tek pjesa e buzeve .

Per   arritur te realizojme nje buzeqeshje perfekte ,se pari behet nje konsulte me pacientin ,analizohet gjendja aktuale ,problemet si dhe pyetet pacienti se c’fare deshiron te permiresoje ,me pas behet nje plan pune ku percaktohen paraprakisht te gjitha fazat qe do te ndiqen .

Etapa e pare ; Gingivat

Fillimisht pastrohen gurezat dhe cipat e dhembeve ,me pas nese nevojitet behet nje trajtim per gingivat .Ne rastet kur kemi probleme si Gummy Smile ,apo hipertrofi te gingivave ,planifikohet nje operacion estetik i gingivave per te rimodeluar kocken dhe gingiven rreth e qark dhembeve ,me pas pritet per 6 jave qe gjithshka  te kthehet ne normalitet.

      Etapa e dyte ; Dhembet

Pasi specikifohet problemi  vazhdohet me mbushje ,nese jane te nevojshme e me pas me zbardhim  te dhembeve .Ne rastet kur nevojitet ndryshim i formes ,zgjatim –shkurtim i dhembeve  apo mbyllje e hapesirave ,vazhdohet me berjen e fasetave te porcelanit  ose te kellefeve .

      Etapa e trete ;Buzet

Ne disa raste mund te jete e nevojshme nderhyrja tek buzet ,per te theksuar linjen rreth e qark tyre ose per te bere fryrje te buzeve .ne disa raste mund te kete nevoje per te nderhyre per te eliminuar rrudhat ne pjeset anash  buzeve ,e gjitha kjo per te bere me te hijshme buzeqeshjen .

 

More

Stomatologjia Estetike ne Kliniken Vrioni

Stomatologjia Estetike ne Kliniken Vrioni
Stomatologjia Estetike ne Kliniken Vrioni


Ne ditet e sotme estetika ka nje rendesi te vecante , e duke qene se fytyra dhe ne vecanti goja e dhembet luajne  nje rol te  rendesishem ,ka lindur nevoja e zhvillimit te stomatologjise estetike .
Njerezit e duan te bukuren dhe duan te duken bukur , dhe ne rastet kur ne  buzeqeshjen e dikujt ka probleme atehere me ane te teknikave specifike ,materialeve  super estetike  dhe nderhyrjeve kirurgjikale realizohet nje buzeqeshje perfekte . Me poshte po shpjegojme disa nga materialet dhe teknikat e perdorura :

Operacionet  Estetike te Gingivave (Mishrave te Dhembeve):

Kjo nderhyrje  konsiston  ne   heqjen e nje pjese te kockes dhe te mishrave qe rrethojne dhembet. Pas kesaj nderhyrje pritet 6 jave qe  te sherohen gingivat e me pas mund te vazhdohet  me punimet protetike .Kjo nderhyrje behet ne keto raste

1-Gummy  Smile;   jane rastet kur personit ne momentin qe buzeqesh apo qesh i duken shume gingivat (mishrat e dhembeve ). Ne keto raste niveli i gingives ngrihet me lart dhe me pas dhembet vishen me faseta porcelani (Laminate ) ose me kellef  porcelani .


2-Ne rastet kur gingivat zmadhohen, si pasoje e perdorimit te ilaceve te ndryshem ose e semundjeve te mishrave,dhe mbulojne nje pjese te dhembeve

3-Ne rastet kur kemi disnivel ne gjatesine e dhembeve te pare .Duke nderhyre te pjesa e gingives mund ti bejme dhembet te kene te njejten gjatesi

4-Ne rastet kur gjatesia e dhembit eshte e pamjaftueshme per te kryer punime mbi te.Nderhyhet duke bere zgjatim te kurores (Crown Lengthning ) .

Fasetat e Porcelanit (Laminate – Vener)
Ne rastet kur pacienti deshiron te ndryshoje
1)Formen
2)Ngjyren
3)Te mbylle distancat ndermjet dhembeve te pare


4)Te   mbuloje difektet ne zmaltin e dhembit
5) Pas nje operacioni te gingivave per rregullimin e Gummy Smile
6)Kur tek dhembet e pare kemi mbushje masive te cilat nuk jane shume estetike.

Fasetat e porcelanit  jane zgjidhje sheme estetike dhe  ideale per rastet kur pacienti nuk deshiron te  beje kellef  te plote .Fasetat pregatiten  nga  porcelan i presuar i cili eshte sheme estetik dhe ka parametra te ngjajshem me dhembin natyral. Per te vendosur nje fasete duhet nje lemim minimal ne siperfaqen e jashteme dhe ne pjesen prerese te dhembit . Nuk nderrojne ngjyre me kalimin e kohes .

Ne rastet e pamundesise ekonomike ,fasetat mund te pregatiten dhe nga  kompoziti(materiali plastik per mbushje ), jane me ekonomike ,behen me shpejt por nuk kane te njejten fortesi dhe estetike e rezistence si fasetat e porcelanit .


Mbushjet e Porcelanit (Inlay-Onlay)

Keto  jane mbushje te cilat pregatiten  ne laborator  nga porcelan i presuar e me pas ngjiten ne dhemb apo dhemballe .Per realizimin e tyre nevojiten 2-3 seanca dhe jane me te kushtueshme se mbushjet normale per arsye te materialit ,kohes dhe teknikes se vecante e precizionit qe kerkojne.Avantazhet e tyre jane si me poshte
1-Kane jetegjatesi me te madhe .
2-Kane pershtatshmeri  maksimale
3-Nuk nderrojne ngjyre me kalimin e kohes.
4-Nuk pesojne tkurrje si mbushjet e kompozitit
5-Ideale per demtimet masive kur nuk duam ta veshim dhembin me kellef
6-Ne rastet e mbushjeve massive kur eshte e veshtire te arrihet kontakti ndermjet 2 dhembeve


Zbardhimi kimik i dhembeve
Ne rastet kur nuk jeni te kenaqur me ngjyren e dhembe tuaj  atehere mund te provoni ti zbardhni me nje nga menyrat e meposhteme :
1-Office Bleaching:
Bëhet në klinikë, zgjat rreth30 min dhe mund të bëhen disa seanca deri në zbardhjen që kërkon pacienti. Lënda aktive është në përqindje të lartë (38%-35% Peroksid Hidrogjeni).

2- Home Bleaching:
Ne kete rast zbardhimi behet ne shtepi nga vete pacienti. Merret masa e gojës dhe pregatiten  këllëf  silikoni që mbushen me lëndë zbardhuese dhe mbahen në gojë gjatë ditës ose natës.
Koha e mbajtjes varion nga 45min deri në gjithë natën në varësi të përqindjes së lëndës aktive që bën zbardhimin (10%-15%-20%-22% Karbamide Peroksid).


3- Non- Vital Bleaching:
Kur nje dhembi i hiqet nervi ,ai fillon gradualisht te nderroje ngjyre e te erresohet ,kjo perben problem  estetik ne dhembet e pare.Ne keto raste aplikohet ky lloj zbardhimi ,per te cilin duhen disa seanca me distance 3-5 ditore nga njera tjetra. Seancat  perseriten deri ne zbardhimin e plote  te dhembit ,me pas  pritet 12 dite qe te stabilizohet niveli i oksigjenit ne dhemb dhe behet mbushja perfundimtare.

Materialet e Perdorura
1)Ips Empress(Xham –Porcelan)
Eshte  materiali me estetik i perdorur aktualisht ne bote . Eshte porcelan i presueshem ,ka ne perberje 65 % xham dhe 35% porcelan.Ka nje transparence te madhe dhe kalon rrezet e drites ne masen 80% ,kjo e ben materialin me te afert me dhembin natyral. Nuk krijon probleme  alergjie dhe acarim te gingivave. I vendosur mbi dhemb eshte rezistent nuk shkeputet prej tij pasi ngjitet kimikisht dhe eshte e veshtire te kuptohet qe nuk eshte dhemb natyral.Mund te perdoret per regatitjen e fasetave te porcelanit,kellefeve tek( full crown –full porcelain), ose urave me 3 element ne zonen frontale, si dhe per pregatitjen e mbushjeve te porcelanit (inlay –onlay).
2)Zirkoni
Eshte nje material i cili ne krahasaim me Ips Empress ,eshte shume me i forte  por ne aspektin estetik  eshte me poshte ,pasi ka nje transparence dhe kalim drite me te ulet .Me ane te zirkonit mund te behen  kellef tek ,ura porcelani  pa u kushtezuar ne numrin e elementeve dhe ne gjatesine e ures pasi zirkoni ka fortesi dhe rezistence ne shtypje te njejte me metalin .
Avantazhet e tij   jane ;
a-Eshte rezistent dhe lejon berjen e urave te gjata
b-Nuk krijon alergji  tek gingivat(ky problem shfaqet te urat e porcelanit  me bazanment metalik)


c-Estetik
d-I lehte
Ne  treg ka lloje te ndryshem zirkoni ,ndryshimi vjen si pasoje e llojit dhe e pajisjeve te cilat pregatitin zirkonin . Zirkoni ne fazen e pare eshte I bute si shkumes ,pasi pregatitet ne formen e dhembit futet ne furra pjekje me temperature te larta e pas ne procesi te quajtur Sinterizim (qe zgjat 10 ore ) fiton fortesine e mbi te punohet porcelani. Llojet e tij variojne si  me poshte
1)Zirkon i pregatitur manualisht :  Ky lloj zirkoni pregatitet manualisht me ane te nje aparati te thjeshte i ngjajshem me ate te kopjimit  te celesave . Zirkoni I pregatitur me kete menyre  kushton me pak(ekonomik),nuk ka shume fortesi(me I thyeshem) ,nuk ka pershtatshmeri maksimale me dhembin si pasoje e procesit manual te pregatitjes dhe tkurrjes qe peson pas  pjekjes(sinterizimi),gjithashtu  nuk ka estetike maksimale pasi kalon driten ne masen 30-40%.
2)Zirkoni  I pregatitur me Cad-Cam:  Ky lloj zirkoni pregatitet ne menyrte te kompjuterizuar , modeli i dhembeve skanohet  me ane te nje lexuesi optik ,me pas ne kompjutet pregatitet madeli tre dimensional dhe behet modelimi ,me pas nje pajisje kompjuterike ben frezimi dhe pregatitjen e zirkonit ,e gjitha kjo behet ne menyre te kompjuterizuar dhe pa u prekur me dore ,eshte me I kushtueshem  krahasuar me zirkonin manual.Avantazhet e kesaj menyre jane :
a-Fortesi  dhe rezistence ne pertypje


b-Pershtatshmeri maksimale me dhembin dhe mishrat si pasoje e procesit te kompjuterizuar
c-Estetike me e madhe ,pasi ka kalim drite ne masen  60%.
3)Se fundmi ka dale ne treg nje lloj zirkoni i cili eshte me i forte se metali ,pregatitet nga zirkoni i sinterizuar (pjekur-fortesuar) paraprakisht , ka rezistence dhe fortesi e jetegjatesi maksimale por procesi i pregatitjes zgjat dhe eshte me i kushtueshmi.

4)Kompozit (nano technology)
Keta lloje kompozitesh  (material plastik per mbushje),jane me estetik mund te llustrohen me lehte ,kane pamje te ngjajshme me dhembin ,jane me jetegjate dhe  rezistente ndaj thyerjes apo nderrimit te ngjyres.  Perdoren per mbushje estetike te dhembeve te pare ,faseta (laminate kompoziti ) si dhe te gjitha punimet e tjera. Keta punohen me shtresa duke imituar strukturen e dhembit dhe ofrojne estetike maksimale .

More

Kirurgjia Orale

Kirurgjia Orale

Kirurgjia Orale
Ne rastet kur nje dhemb eshte shume i demtuar ose i infektuar, mbushja eshte e pamundur dhe behet heqja e tij. Heqjet e dhembeve behen dhe per rregullimin e deformimeve te nofullave apo te fytyres ne rastet kur nevojitet hapesire per drejtimin e dhembeve.

Gjithsecili nga ne mund te jete nje kandidat per nje nderhyrje kirurgjikale gjate jetes se vet.

Heqja e nje dhembi te vetem si pasoje e nje traume,e nje prishje, e nje semundje periodontale ose per krijimin e hapesires ne rastet e drejtimit te dhembeve me tela, te gjitha keto konsiderohen procedura kirurgjikale dentare.

Megjithese ne disa raste kirurgjia ngelet zgjidhja e vetme ,ajo duhet te jete opsioni i fundit e te veprohet vetem kur jane diskutuar te gjitha mundesite e tjera.

Kur hiqet nje dhemb?


1-Prishje massive, mbushja eshte e pamundur

2-Levizje e dhembeve si pasoje e semundjes se mishrave

3-Infeksion ose abses

4-Krijimi i hapesirave per trajtim ortodontik

5-Dhembe te keqpozicionuar

6-Dhembe te thyer ne rrenje

7-Dhemballe te ngelura ne nofull( ne pergjithesi dhemballet e pjekurise ose dhembet e qenit)

Procedurat qe kryhen ne kliniken tone ;

1-Heqje te thjeshta e te komplikuara

2-Operacion  per heqjen e dhemballeve te pjekurise te ngelura pjeserisht apo plotesisht ne nofull.

3-Operacion per heqjen e dhembeve te qenit(kanin) te ngelur ne nofull(qiellze)
4-Rezeksione apikale, tek dhembet e pare kur ne fundin e rrenjes ka vater infeksioni,per te mos hequr dhembin, behet nderhyrje dhe prihet maja e rrenjes dhe pjesa e infektuar rreth saj.
5-Operacion per zgjatim e kurores ( Crown Lengthning), kur dhembi apo rrenja eshte e vogel dhe nuk te lejon te besh punime mbi te.
6-Operacione estetike per rregullimin e difekteve te mishrave te dhembeve.

More

Pedodontia

Pedodontia

Pedodontia

(Trajtimi I Problemeve Dentare tek femijet)

Dhembet e perkohshem (dhembet e qumeshtit) ne te kunderten e asaj qe mendohet ,jane shume te rendesishem. Dhembet e qumeshtit kur jane te forte e te shendetshem e ndihmojne femijen te pertype mire, te flase kuptueshem dhe ne aspektin psikologjik nje femije ndjehet mire kur ka dhembe te shendetshem . Nese dhembet e qumeshtit nuk mjekohen dhe infektohen ata ndikojne negativisht ne gjendjen e pergjithshme shendetesore.
Dhembet e perkohshem fillojne te dalin rreth moshes  8 muajsh-1 vjec ,dhe mbaron dalja e tyre ne moshen 3 vjcare .
Dhembet e perkohshem fillojne te levizin e me pas bien ose hiqen kur dhembet e perhershem fillojne te dalin poshte tyre. Dhembet e qumeshtit luajne rolin e udherrefyesit per dhembet e perhershem, nese ata hiqen para kohe mund te kemi probleme me pozicionimin ose kohen e daljes se dhembeve te perhershem.


Kontrolli i rregullt tek dentisti parandalon shume probleme dentare te femijeve.

Mjekimi parandalues si florifikimi i dhembeve ose mbushjet mbrojtese per dhemballet kushtojne me pak se mjekimet e tjera per te cilat femija mund te kete nevoje nese lihet pas dore trajtimi i problemeve ne kohen e duhur.Kontrollet e rregullta bejne te mundur te kurseni kohen, parate dhe te ruani dhembet e femijes suaj.

Ne kliniken tone per femijet ofrojme keto sherbime:

1-Mbushje te dhembeve te qumeshtit(Mbushjet   mund te realizohen ne ngjyra te ndryshme)
2-Heqje
3-Mbushje mbrojtese per parandalimin e prishjeve


4-Florifikimin periodik,nje here ne 3-6 muaj, per mbrojtjen e dhembeve ndaj prishjeve dhe per te rriturr fortesine e zmaltit.
5-Sedacion:kryerjen e te gjitha punimeve nen efektin e gazit gazmor tek femijet qe nuk pranojne mjekim ose tek ata me aftesi te kufizuara.

6-Drejtimi i dhembeve me ane te telave ose me aparate te levizshem.
7- Ruajtes vendi ,pas heqjes se dhembeve te qumeshtit.

Ne kliniken tone sherbimi per femijet ofrohet ne nje ambient te vecante .

More

Protetika

Protetika
Protetika
( Zevendesimi I dhembeve qe mungojne )


Zevendesimi i nje apo disa dhembeve  me  ura fikse

Kellefet e porcelanit : Zevendesimi i nje ose me teper dhembeve mund te behet me ane te urave. Tek urat dhembi qe mungon zevendesohet duke u bere lidhja me dhembet qe jane ne krah te hapesires boshe. Ura e porcelanit eshte fikse e palevizshme pasi ngjitet mbi dhembet mbeshtetes.
Gjithashtu per dhembet e rikonstruktuar me heqje nervi e vide ose kur kane mbushje masive mund te behet veshja me  kellef  tek vetem e atij dhembi.

Materialet qe perdoren per  kellef & urat e porcelanit  jane:

1- Porcelan me  bazament metali;


Ne kete rast  porcelani punohet mbi nje bazament metali .Bazamenti metalik  behet nga perzierje te ndryshme dhe mund te jete  krom –nikel( standart),ndersa nese duam dicka me cilesore ose kur pacienti ka alergji nga nikeli ,mund te jete metal pa nikel ose titanium ,kjo ndikon ne cilesine dhe jetegjatesine e punes .Se fundi bazamenti metalik  mund te pregatitet dhe me pajisje frezimi kompjuterike Cad-Cam, e cila ben qe metali te jete preciz dhe te kete fortesi dhe pershtatshmeri maksimale.

2- Porcelan me bazament floriri
Floriri eshte materiali me  pershtatshmerine me te madhe si  dhe nuk krijon probleme estetike ,alergji apo korozion,  dhe oksidim .

3- Porcelan me bazament zirconium (pa metal)
Zirkoni ,eshte nje material i cili perdoret per te zevendesuar metalin.Ka te njejten fortesi me metalin .  Ne treg ka lloje te ndryshme pajisjesh per pregatitjen e bazamentit te zirkonit ,kjo ndikon dhe ne cilesine dhe fortesine e tij.       Zirkoni mund te pregatitet manualisht ose me pajisje skanimi –frezimi kompjuterike Cad-Cam,kjo e fundit e pregatit  me precizion te larte si dhe ka shume fortesi ndaj thyerjes.

Avantazhet e zirkonit jane ;
-Nuk krijon probleme me mishrat e dhembeve(nxirje)


– Nuk krijon probleme alergjie
-Eshte me i lehte
-Eshte estetik pasi kalon  rrezet e drites

4-Xham –porcelan /Porcelan i presuar (ips  empress)
Ky eshte materiali I cili ngjason me teper  me dhembin natyral ,pasi  kalon rrezet e drites ne masen 80%,
Per momentin eshte materiali me estetik I perdor ne  mbare boten. Ky material mund te perdoret  per veshjen me kellef te dhembeve te pare,  faseta porcelani-laminate ,si dhe ura me 3 element vetem ne dhembet e pare.

***Ne rastin kur nje dhemb ka demtim te madh, ka mbushje masive dhe i eshte hequr nervi, keshillohet veshja e atij dhembi me kellef porcelani per te parandaluar thyerjen e tij.


 Zevendesimi i  hapesirave te medha me proteza te levizshme

Kur ne goje ka mungese te shume dhembeve dhe kur nuk mundemi te vrendosim ura porcelani atehere perdorim proteza te levizshme parciale te cilat hiqen dhe vihen nga vete pacienti. Keto proteza kapen tek dhembet egzistues me ane te telave ose me ane te sistemeve mbajtese pa tela (atashment).
Protezat parciale te levizshme ndahen ne keto kategori

1-Proteza te thjeshta plastike me tela
Jane  proteza tradicionale ,te thjeshta dhe te lira por nuk jane shume komode dhe estetike ,gjithashtu  kane me teper levizshmeri krahasuar me protezat e tjera.

2-Proteza te skeletuara metalike


Keto proteza kane nje bazament te derdhur metalik si dhe tela me te cilet mbahen tek dhembet egzistues ,mbi bazen metalike vendoset plastika e kuqe dhe dhembet .Si proteza jane komode dhe kane stabilitet ne goje .Problem  estetik paraqesin telat vecanerisht ne zonat e para.Eshte e keshillueshme qe dhembet ku mbeshteten telat te vishen me kellef porcelani per te mos u demtuar  .video-proteze e skeletuar,nr 30

3-Proteza te skeletuara metalike me atachment (pa tela )
Jane te ngjashme me protezat e skeletuara por nuk kane tela .Lidhen me dhembet egzistues ne goje me sisteme te vecanta te cilat montohen brenda protezes si dhe tek dhembet mbeshtetes te cilet vishen me kellef porcelani.
Kjo proteze eshte  estetike, komode ,nuk ka levizshmeri.Ne treg ka sisteme te ndryshme  te cilet variojne ne cilesi dhe cmim .
4-Proteza  elastike estetike
Keto proteza pregatiten nga nje material special i prodhuar nga kompania gjermane Bredent , e gjithe proteza eshte plastike ,e forte  dhe elastike si dhe nuk ka tela,.
Bazamenti  mund te jete i bardhe ose i kuq.
5-Proteza specifike (FM 1)
Ne rastet kur mungojne dhemballet e fundit vetem ne njeren ane ,dhe pacienti nuk mund te vendosi  implante atehere vishen me kellef  2 dhembet e fundit dhe behet nje mini proteze


e cila lidhet me keta dhembe.Kjo mini proteze nuk ka tela ,eshte estetike ,komode dhe nuk ka shume levizshmeri.

Proteza Totale ( Goje pa asnje dhemb )
Kur ne goje nuk ka asnje dhemb atehere perdoren protezat plastike totale. Dhembet e vendosur mbi pjesen plastike mund te jene plastik ose

Dhembet e vendosur mbi proteza  nese jane cilesore jane estetike dhe me jetegjate ndaj ngrenies. Ketyre protezave mund ti vendoset dhe rrjete metalike per ti bere me te forta.
*** Nese ne goje ka 2  dhembe ose rrenje te forta keto mund te perdoren per te vendosur mbi to nje sistem i cili mbeshtet dhe mban protezen mbi to.

Kur nofullat jane shume te rezorbuara ,dhe ka rene


niveli i kockes ,protezat nuk qendrojne ne goje. Per ti bere protezat me stabel  mund te vendosen 2 implante ne nofull  dhe proteza fiksohet mbi ta.

Mungesat e dhembeve mund te plotesohen dhe me ane te implanteve, jane vida titaniumi te cilat vendosen ne kocken e nofulles dhe luajne rolin e rrenjes. Ne kete menyre nuk ka nevoje te zvogelohen dhembet ne krah te hapesire se dhembit qe mungon.


More